minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Vazhdojnë hetimet për tragjedinë në Bullgari, prokurorët bullgarë sot vijnë në Shkup - Struga.info


Vazhdojnë hetimet për tragjedinë në Bullgari, prokurorët bullgarë sot vijnë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdojnë hetimet për tragjedinë e autostradës së “Strumës”.

Një prokuror dhe hetues nga Bullgaria do të mbërrijë sot në Shkup, ku do të marrin materialin e ADN-së nga familjarët e viktimave. Kjo do të lejojë që viktimat të identifikohen më shpejt. Do të kërkohen edhe dokumente në lidhje me autobusin e djegur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkohë, hetimet po kontrollojnë dëshmitë e dëshmitarëve dhe po përpiqen të përcaktojnë se sa persona kanë humbur jetën pas zjarrit. Gabimi njerëzor është versioni kryesor i tragjedisë në autostradën e Strumës.

Në vendin e aksidentit është konstatuar sinjalistikë e keqe rrugore, sinjalistikë e dobët dhe organizim jo i mirë i komunikacionit. Materialet e grumbulluara hedhin poshtë kategorikisht versionet se zjarri është shkaktuar nga kontrabanda e karburanteve apo akt terrorist. Ekspertët e automobilave vazhdojnë të analizojnë shkaqet e mundshme të tragjedisë.

Advertisement

Prokurori publik shtetëror Ljubomir Joveski konfirmoi dje se autoritetet maqedonase kishin marrë material biologjik nga të afërmit e viktimave në Maqedoninë e Veriut për të kryer analizat e ADN-së dhe për të identifikuar trupat.

Në një intervistë për “Sitel” mbrëmë, Joveski tha se qëllimi parësor i vizitës së hetuesve bullgarë dhe prokurorit publik është mbledhja e materialeve mjeko-ligjore të marra nga familjarët e të vdekurve dhe kryerja e analizës së ADN-së, e cila më pas do të krahasohet me autopsinë e personave vdekurve në Bullgari dhe analiza e ADN-së së tyre./Telegrafi/

The post Vazhdojnë hetimet për tragjedinë në Bullgari, prokurorët bullgarë sot vijnë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy