Vazhdojnë hetimet për tragjedinë në Bullgari, prokurorët bullgarë sot vijnë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdojnë hetimet për tragjedinë e autostradës së “Strumës”.

Një prokuror dhe hetues nga Bullgaria do të mbërrijë sot në Shkup, ku do të marrin materialin e ADN-së nga familjarët e viktimave. Kjo do të lejojë që viktimat të identifikohen më shpejt. Do të kërkohen edhe dokumente në lidhje me autobusin e djegur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkohë, hetimet po kontrollojnë dëshmitë e dëshmitarëve dhe po përpiqen të përcaktojnë se sa persona kanë humbur jetën pas zjarrit. Gabimi njerëzor është versioni kryesor i tragjedisë në autostradën e Strumës.

Në vendin e aksidentit është konstatuar sinjalistikë e keqe rrugore, sinjalistikë e dobët dhe organizim jo i mirë i komunikacionit. Materialet e grumbulluara hedhin poshtë kategorikisht versionet se zjarri është shkaktuar nga kontrabanda e karburanteve apo akt terrorist. Ekspertët e automobilave vazhdojnë të analizojnë shkaqet e mundshme të tragjedisë.

Advertisement

Prokurori publik shtetëror Ljubomir Joveski konfirmoi dje se autoritetet maqedonase kishin marrë material biologjik nga të afërmit e viktimave në Maqedoninë e Veriut për të kryer analizat e ADN-së dhe për të identifikuar trupat.

Në një intervistë për “Sitel” mbrëmë, Joveski tha se qëllimi parësor i vizitës së hetuesve bullgarë dhe prokurorit publik është mbledhja e materialeve mjeko-ligjore të marra nga familjarët e të vdekurve dhe kryerja e analizës së ADN-së, e cila më pas do të krahasohet me autopsinë e personave vdekurve në Bullgari dhe analiza e ADN-së së tyre./Telegrafi/

Vazhdojnë hetimet për tragjedinë në Bullgari, prokurorët bullgarë sot vijnë në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy