Vetëm 35 për qind e qytetarëve kanë pranuar dy doza të vaksinave për COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së djeshme dhe të premten janë aplikuar gjithsej 4.418 vaksina, prej të cilave 1.132 janë me dozë të parë dhe 3.129 me dozë të dytë, ndërsa 157 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë.

“Deri më 9 tetor janë vaksinuar gjithsej 795.186 qytetarë, të rivaksinuar janë 748.563, ndërsa me dozë të tretë kanë marrë 782 qytetarë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsej 53% e qytetarëve të moshës mbi 40 vjet janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë nga 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës.

“Përfshirja e vaksinimit me një dozë të vaksinave të mosha mbi 18 vjet është 47%, ndërsa me dy doza është 45%. Sipas të dhënave, 38% e popullsisë së përgjithshme ka pranuar një dozë të vaksinës, ndërsa 35% e popullsisë ka pranuar dy dozë të vaksinave”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Advertisement

Vetëm 35 për qind e qytetarëve kanë pranuar dy doza të vaksinave për COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy