Vijon përplasja OBRM-PDUKM-LSDM për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përplasjet politike mes pozitës dhe opozitës mbeten në pikën e njëjtë.

Deri sa opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, pushteti thotë se është kohë për t’u fokusuar në zbatimin e reformave euro-integruese, shkruan Alsat.

“Anketat qartë tregojnë se LSDM do të përjetojë katastrofë në zgjedhjet e ardhshme. Ky do të jetë rezultat i qeverisjes së tyre katastrofale. Anketat tregojnë se Qeveria dhe kryeministri nuk kanë asnjë mbështetje. Prandaj ikin nga përballja me popullin dhe tentojnë që të qëndrojnë edhe ndonjë ditë më shumë në këtë Qeveri për ndonjë tender më shumë”, thanë nga OBRM-PDUKM.

“Përfaqësuesit e pushtetit janë fokusuar në procesin eurointegrues të vendit, mbikëqyrjen nga BE-ja dhe diskutimin e gjerë me të gjithë aktorët politik në vend”, thonë nga LSDM-ja

Advertisement

“Thamë disa herë se tani nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tani është koha që shteti të shkojë përpara, ta kalojë të gjithë këtë proces, t’i hap kapitujt me BE-në, me qëllim që shteti sa më shumë të jetë e mundur të ec përpara dhe të jetë në interes të qytetarëve dhe rrugës evropiane”, u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.

Aktualisht OBRM-PDUKM po zhvillon konsultime me ekspertët lidhur me iniciativën për mbajtjen e referendumit.

Referendumi i referohet propozimit francez, respektivisht përfshirjes së dialogut me Bullgarinë në kornizën negociuese mes Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Vijon përplasja OBRM-PDUKM-LSDM për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy