Vuçiq: Serbia është e gatshme ta ndihmoj Maqedoninë me rrymë dhe ushqime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Maqedoninë me rrymë dhe ushqim nëse është e nevojshme”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka bërë të ditur në një emision televiziv në Serbi se nëse është e nevojshme Serbia është e gatshme të ndihmojë sërish.

Këtë ndihmë presidenti serb e ka paralajmëruar si pjesë të nismës “Ballkani i Hapur”.

Ai shtoi se tre vendet e kësaj nisme duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin në muajt në vijim.

Advertisement

“Të gjithë mund të ndihmojnë të gjithë. Ne mund ta ndihmojmë Maqedoninë me rrymë dhe ushqim në ditë të caktuara. Ka ditë të ndryshme, kur Shqipëria është e mirë, mund të ndihmojë Maqedoninë, ndonjëherë edhe neve”, tha Vuçiq.

Kryeministri vendit, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve dje në Kuvend, tha se vendi do të përballet me sfidën e blerjes së mazutit për prodhimin e energjisë elektrike gjatë dimrit të ardhshëm.

Vuçiq: Serbia është e gatshme ta ndihmoj Maqedoninë me rrymë dhe ushqime shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy