Xhaferi-Lapsli: Maqedonia e Veriut është një anëtare e çmuar e Aleancës që është e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Talat Xhaferi, dje pasdite ka takuar ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për politikë dhe planifikim të mbrojtjes, Angus Lapsli në suazat e vizitës së tij në Shkup, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Kryeministri Xhaferi, thuhet në njoftim, i uroi mirëseardhje ndihmës sekretarit të përgjithshëm Lapsli, dhe njëherazi e konfirmoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në NATO, i cili po forcohet vazhdimisht. Arritja e 2,05% të PBV-së në buxhetin e mbrojtjes, 30% e të cilave janë për modernizimin e Ushtrisë, janë një tregues i fortë për këtë kontribut.

“Njëkohësisht, me pjesëmarrjen në sigurinë kolektive përmes forcave multinacionale të Aleancës në Rumani, në Bullgari dhe në Letoni, si dhe në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR dhe në operacionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, ALTEA, vendi është pozicionuar gjithashtu si një nga shtyllat e stabilitetit rajonal.

Në takim, të dy delegacionet patën mundësi të diskutojnë për Samitin e NATO-s në Uashington në frymën e 75-vjetorit të Aleancës, si dhe për planet aktuale të mbrojtjes, duke pasur parasysh situatën e sigurisë globale në Evropë dhe në botë. Të dy delegacionet konfirmuan gjithashtu mbështetjen që shtetet anëtare, përfshirë Maqedoninë e Veriut, e japin për Ukrainën”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Nga ana e ndihmës sekretarit të përgjithshëm, shtojnë nga atje, Lapsli, u theksua se Maqedonia e Veriut është një anëtare e çmuar e Aleancës, duke marrë parasysh kontributin e përgjithshëm që ka dhënë deri më tani. Aleanca është më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë në historinë e saj dhe me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, NATO-ja bëhet garantuesi i sigurisë së mbi 1 miliardë qytetarëve të botës demokratike./Telegrafi/

Xhaferi-Lapsli: Maqedonia e Veriut është një anëtare e çmuar e Aleancës që është e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy