Xhaferi – Stefanishina: Maqedonia e Veriut është partner i Ukrainës dhe faktor i rëndësishëm në stabilitetin evropian

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Talat Xhaferi, u takua në Mynih zëvendëskryeministren e Ukrainës për Integrime Evropiane dhe Euro-Atlantike, Olga Stefanishina, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Në takim, thuhet në njoftim, bashkërisht u vlerësua se çështja e sigurisë e Ukrainës është një sfidë e sigurisë për gjithë Evropën dhe për komunitetin demokratik ndërkombëtar në kuadër global. Për këto arsye, u shprehën pritshmëri që publiku demokratik evropian dhe ai botëror të qëndrojë së bashku dhe pranë njëri-tjetrit si një parakusht kyç për mbrojtjen e paqes globale.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dënoi menjëherë dhe pa mëdyshje agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës, duke mbështetur integritetin territorial të Ukrainës. Ne gjithashtu qëndruam 100% në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian në aspektin e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Dhe si një anëtar i ndërgjegjshëm i NATO-s, ne i ofrojmë ndihmën e nevojshme Ukrainë”, tha Xhaferi.

Kryeministri Xhaferi, shtojnë nga atje, e përshëndeti edhe vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe hapi një mundësi për të shkëmbyer përvoja në lidhje me procesin e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme për t’u afruar me Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Advertisement

Xhaferi – Stefanishina: Maqedonia e Veriut është partner i Ukrainës dhe faktor i rëndësishëm në stabilitetin evropian shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy