Zaev – Shajder: Ekzistojnë mundësi për zgjidhje dalëse pas bllokimit nga Bullgaria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Me një komunikim të përforcuar, do të ketë mundësi për zgjidhje dalëse, në mënyrë që të ketë sukses për integrimin tonë, për Bullgarinë, për rajonin dhe BE-në”, tha kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me anëtarin e Parlamentit Evropian dhe kryesuesin e Komitetit të përbashkët parlamentar për bashkëpunim midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, Andreas Shajder.

Siç njoftojnë nga Qeveria, eurodeputeti Shajder në takim shprehu kënaqësinë me raportin jashtëzakonisht të mirë vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë Veriore në procesin e integrimit në BE.

Ai e vlerësoi raportin si një mesazh të fortë dhe konfirmim të vendosmërisë së vendit për të përmbushur detyrimet e tij përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Nga ana e tij, kryeministri Zaev e falënderoi për mbështetjen e ardhur nga Parlamenti Evropian dhe shprehu pritshmëritë se përkundër vendimit të sotëm të Republikës së Bullgarisë për të mos e mbështetur kornizën negociuese për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut me BE-në, me komunikim të përforcuar dhe angazhim shtesë ekzistojnë mundësi për zgjidhje dalëse, që të ketë sukses për të gjithë, për integrimin e Maqedonisë, për Republikën e Bullgarisë, për rajonin dhe për Bashkimin Evropian.

Advertisement

 

Zaev – Shajder: Ekzistojnë mundësi për zgjidhje dalëse pas bllokimit nga Bullgaria shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy