Zbulohen lëndë narkotike në Gjevgjeli, arrestohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mëngjesin e sotëm është ndaluar një 41-vjeçar nga Gjevgjelia, tek i cili është zbuluar lëndë narkotike.

Policët e Departamentit për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në Gjevgjeli kanë arrestuar K.P. (41) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjet dhe u sekuestrua lëndë pluhuri kafe, disa shiringa me mbetje të lëngshme dhe disa kuti tabletash.

Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës./Telegrafi/

Zbulohen lëndë narkotike në Gjevgjeli, arrestohet një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy