Zbulohet laborator për prodhimin e marihuanës në Shkup, arrestohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se sot (15.11.2023) zyrtarë policorë nga SPB Shkup, e kanë arrestuar personin D.K.(44) nga Shkupi.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën një laborator për prodhimin e marihuanës me rreth 150 fidanë, llamba, ventilatorë dhe pajisje të tjera, si dhe disa shiringa me lëndë kafe, marihuanë dhe një peshore digjitale.

“Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me prokurorin publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Zbulohet laborator për prodhimin e marihuanës në Shkup, arrestohet një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy