Ziberi: Sot do të thyhet tabuja se disa funksione janë të rezervuara për etninë maqedonase

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i BDI-së, Arben Ziberi thotë se sot është ditë e veçantë veçantë për shqiptarët, ku për pak orë kemi kryeministrin e parë shqiptar në RMV të udhëhequr nga Talat Xhaferi.

“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët jo vetëm për ne këtu në RMV sidomos për ne që jemi deputet në këtë mandat sepse në këtë mandat për herë të parë do të votohet për kryeministrin e parë shqiptar dhe me këtë sot që do të ndodhë thyhet tabuja se disa funksione janë të rezervuara për etnin maqedonase”, tha Ziberi për “TV21”.

Ziberi shtoi se Talat Xhaferi njihet si ndër kryepralmentarët që ka udhëhequr me Kuvendin, dhe nuk dyshoj se për 100 ditë si kryeministër do të bëjë dallimin nga kryeministrat e tjerë./Telegrafi/

Ziberi: Sot do të thyhet tabuja se disa funksione janë të rezervuara për etninë maqedonase shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy