Burrat apo gratë/ Kush gënjen më shumë dhe më mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burrat apo gratë/ Kush gënjen më shumë dhe më mirë

Burrat kanë dy herë më shumë gjasa se gratë të mendojnë për veten si gënjeshtarë të mirë dhe të besojnë se gënjeshtrat e tyre nuk do të zbulohen, pretendon një studim i ri “zbulues” i publikuar në PLOS ONE .

 

Njerëzit që shkëlqejnë në të thënit gënjeshtra janë folës të mirë dhe gënjejnë më shpesh familjen dhe partnerët sipas një studimi të udhëhequr nga Dr. Brianna Verigin nga Universiteti i Portsmouth .

 

Advertisement

Rezulton gjithashtu se mjeshtrat e gënjeshtrave preferojnë t’i thonë gënjeshtrat e tyre ballë për ballë sesa përmes mesazheve ose formave të tjera të komunikimit.

 

“Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se shumica e njerëzve thonë një ose dy gënjeshtra në ditë, por kjo nuk është e saktë. Është një numër i vogël… gënjeshtarësh profesionistë që janë përgjegjës për shumicën e gënjeshtrave. Ajo që ra në sy në studimin tonë është se pothuajse gjysma (40%) e të gjitha gënjeshtrave janë thënë nga një numër shumë i vogël njerëzish, të cilët gënjejnë hapur edhe njerëzit më të afërt. Gënjeshtarët e shquar mbështeten shumë në të folurit e mirë, duke i fshehur gënjeshtrat e tyre me të vërtetën, në mënyrë që të tjerët ta kenë të vështirë të bëjnë dallimin. Pika e tyre e fortë, në fakt, është të integrojnë gënjeshtrat në histori në dukje të thjeshta, të qarta, të cilat vështirë se kundërshtohen nga bashkëbiseduesit e tyre”, thotë Dr. Verigjin

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy