FOTOT/ Pasazhe nga plazhi i Durrësit të vitit 1938: Ja si pushonin shqiptarët kur kishte veç det, rërë dhe pisha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT/ Pasazhe nga plazhi i Durrësit të vitit 1938: Ja si pushonin shqiptarët kur kishte veç det, rërë dhe pisha

Në botimin e ditës së hënë datë 27 Qershor 1938, e përjavshmja e kohës “Java”, në seksionin e lajmeve do përshkruante lajme nga plazhi i Durrësit.

Kjo ishte periudha kur plazhi i Durrësit kishte filluar të merrte jetë duke u urbanizuar në mënyrë korrekte.

Gjithashtu shkruhet për fillesën shërbimeve nga bashkia e qyteti dhe operatorët privatë duke e bërë kështu “banjën e Durrësit” të shfrytëzueshme për turistët e huaj dhe vendas.

Lajme nga plazha

Advertisement

Plazha e Durrsit sivjet është m’e këndëshme. Ka një zhvillim dhe përparim të dukëshëm.

Dhomat dhe kafe-restauranti, të përmirësuar mjaftë dhe shkëlqejnë.

Po edhe plazha shkëlqen nga pastërtia.

Bashkia e Durrësit, tregon një kujdes të admiruarshëm për këtë gjë. Bashkia ka bërë edhe një motoskafë, e cila siguron komunikacjonin Plazhë Durrës.

Advertisement

Dhe sa e bukur është ! Një kukllëz me gjithë kuptimin e fjalë duket. Sidomos natën kur ndez edhe dritat. Përveç motoskafës, Bashkia e Durrsit, ka blerë edhe një autobuz për nevojat e komunikasjonit Durrës-Plazhë. Po Bashkia u interesua që t’u sigurohet banorëve të Plazhës çdo lehtësi.

Një tregëtarë gjanash ushqimi krejtësisht e kompletuar, një furr, tregëtarë pemësh dhe barishtësh, Kinema, orqestë etj. Familjet po filluan të vijnë në Plazhë, natyrisht ato e kanë “vaktin”. Por edhe vizitorët tiranas dhe durrsakë kanë filluar.

Nga Durrësi lajmërohet se për së shpejtë do të lëshohet një … barkë, nga kantjerët “Kalabota” t’atij, qyteti. Armator i kësaj është një ish gazetar dhe tashti… shahist me famë.

Barka do të jetë jashtëzakonisht e madhe – do të mund të nxëjë 5 veta veç barkaxhiut – dhe do të jetë në dispozicjon të kujdo që do të paguajë një frang në orë.

Advertisement

Në rranishtë sivjet nuk ka të hedhura kuta sardelash dhe as në det gozhda. Kështu është frikë që Banjat Popullore të … humbasin origjiualitetin e tyre.

Që të gjithë pyesin në se do të qërohet plazha edhe nga disa ferra dhe gjëmba që ka dhe presin me interesim një përgjegje nga zoti Rustem Ymeri.

Në Plazhë sivjet ka edhe “pensjon”, por ky nuk është për llauzin për arësye të çmimëve. Vetëm një gjë nuk ka tash për tash në Plazhë: subjekte për të mbushur këtë shtyllë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy