Këto janë ushqimet që na bëjnë të ndihemi mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këto janë ushqimet që na bëjnë të ndihemi mirë

Ka shumë kërkime që mbështesin se ka ushqime që përmirësojnë disponimin tonë. Sigurisht që nuk ka ushqime magjike që nëse i hani, ju bëjnë të kërceni nga gëzimi!

 

Thjesht është vërtetuar shkencërisht se ushqimet e pasura me polifenole ndihmojnë për të përmirësuar humorin, duke kontribuar si në shëndetin e përgjithshëm ashtu edhe në uljen e stresit.

 

Advertisement

Cilat janë ushqimet e pasura me polifenole që ndihmojnë për të përmirësuar humorin tonë?

 

Kafe

Ekspertët thonë se kafeja ka një përmbajtje të lartë të polifenoleve. Gjithsesi, për të marrë në maksimum të gjithë lëndët ushqyese që ofron duhet të kemi parasysh sa vijon: të mos kalojmë 3-4 filxhanë në ditë dhe gjithashtu të mos e teprojmë me shtimin e sheqerit.

Advertisement

 

Çokollata

Këtu po flasim për çokollatën e zezë, me një përmbajtje të lartë kakao. Kakaoja është e pasur me polifenole dhe ka një efekt antioksidant, antiinflamator dhe gjithashtu ka një efekt pozitiv në humorin tonë.

Megjithatë, kjo nuk është aq e vërtetë për çokollatën me qumësht, e cila ka shumë më pak kakao në përbërjen e saj. Në të njëjtën kohë, sa më shumë sheqer të shtuar, aq më i dobët është efekti i saj si në shëndetin ashtu edhe në psikologjinë tonë.

Advertisement

 

Erëzat

Ato jo vetëm që u japin aroma pjatave tona, por kanë edhe veti antioksiduese. Cila është erëza kryesore? Shafran i Indisë ka një efekt antiinflamator në trupin tonë, duke na mbrojtur nga sëmundje të ndryshme. Hulumtimet kanë treguar se kurkumina ka një efekt pozitiv edhe në shëndetin tonë mendor, duke na mbrojtur nga depresioni.

 

Advertisement

Çaji jeshil

Çaji është gjithashtu i pasur me polifenole, veçanërisht çaji jeshil. Përveç efektit pozitiv në humorin tonë, ka një përmbajtje të lartë me antioksidantë, të cilët mbrojnë shëndetin e kockave, veçanërisht kur rritemi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy