Parisi zhvillon garën e kameriereve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parisi zhvillon garën e kameriereve

Vizitorët në Paris janë befasuar me pamjen e qindra kamarierëve që ecnin rrugëve në një garë të veçantë për të shfaqur aftësitë në profesionin e tyre pak përpara Lojërave Olimpike.

Samy Lamrous dhe Pauline Van Wymeersch kanë përshkuar rrugën prej dy kilometrash në 13 minuta e 30 sekonda dhe 14 minuta e 12 sekonda, secili duke mbajtur një tabaka në dorë me kroasanë, kafe dhe një gotë ujë, duke u shpallur kështu fitues të garës.

“Ne e bëjmë këtë për 12 orë në ditë, duke përfshirë fundjavat dhe festat”, tha Van Wymeersch.

Bëhet e ditur se pjesë e garës kanë qenë 200 persona të cilët për detyrë e kanë pasur të ecin buzë lumit Seine me tabaka në dorë.

Advertisement

Juria duke gjykuar kohën e garuesve i numëronte edhe sa nga pijet e tyre kishin rënë gjatë rrugës, ndërsa qindra spektatorë të rreshtuar rrugëve duartrokitnin.

Përveç medaljeve, dy fituesit kanë marrë edhe një natë qëndrimi në një hotel të mrekullueshëm.

Ndryshe, fituesit e medaljeve do të jenë të ftuar edhe në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike më 26 korrik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy