Intervistat e punës janë stresuese për të gjithë ne. Thënë këtë, truri dhe trupi në gjendje stresante nuk nxjerrin në pah më të mirën tonë dhe ka gjasa që kjo të ndikojë tek rezultati.
Ideja është që jo vetëm të çlirohemi nga ndjesitë e ankthit apo ngarkesat emocionale, por edhe ta shijojmë atë që mund të jetë fillimi i diçkaje ose thjesht, një eksperiencë më shumë.
1. Si fillim, ndryshoni mendimin se e gjithë intervista e ka fokusin vetëm tek ty.
Duhet t’i thoni dhe kujtoni vetes se intervistat e punës nuk janë vetëm për ju. Ju po intervistoni intervistuesin aq sa edhe ata ju. Ti duhet gjithashtu të sigurohesh që ky vend pune përshtaten me profilin tënd, kulturën tënde të punës apo me karakterin tënd. Nëse ata nuk ta japin mundësinë që edhe ti të bësh pyetjet e tua, atëherë kemi një shenjë të keqe që kërkon vëmendje.
Komunikimi duhet të jetë i dyanshëm për të qenë efektiv. Mos pranoni t’ju bombardojnë me pyetje dhe jepini vetes lirinë për të pyetur çfarë keni të paqartë.
2. Së dyti, kuptoni rëndësinë psikologjike të një klani
Psikologjikisht, ti nuk po intervistohesh thjesht për t’ju bashkuar një organizate, por një klani. Një klan kërkon siguri, forcë, bashkëpunim dhe gatishmëri për të mbijetuar në çdo situatë. Nëse klani nuk të pranon, do të thotë që këta faktorë janë në rrezik. Ajo çfarë ata duan të përcaktojnë prej teje është nëse figura juaj përshtatet me klanin dhe kulturën e tyre të punës. Duke bërë kërkimet e tua paraprake dhe duke pyetur në veçanti për detajet do të kuptoni nëse ka gjasa që të jeni pjesë e ekipit ose jo. Mos u përpiq kurrë të jesh atë që ti mendon se intervistuesi do që ti të jesh. Kjo jo vetëm krijon stres, por nuk rezulton kurrë më e suksesshme se të qënit autentik.
3. Analizo pak situatën aktuale dhe zbulo nga vjen frika e refuzimit
Sigurisht që s’e kemi fituar gjithmonë punën që kemi dashur të fitojmë. Mund të jetë e vështirë për momentin, por është e panevojshme ta mendojmë si refuzim personal. Jo domosdoshmërisht, JO-ja që morët lidhet me CV-në tuaj, kulturën apo eksperiencën tuaj të munguar.
Të gjithë ne kemi nevojë që të përkasim diku, të ndërveprojmë me të tjerët dhe të pranohemi, por kjo s’do të thotë ta ngarkoni veten me mendime negative, dyshime, pasiguri, etj në çdo punë që s’fitoni. Mësoni nga intervista e radhës dhe kërkoni për më të mirën tuaj.
4. Fitoni pak kontroll gjatë procesit të intervistës duke luajtur me koncepte psikologjike
Një teknikë e mirë për t’u çliruar nga stresi është t’i bëni intervistuesit një pyetje të tipit: “Çfarë të pëlqeu më shumë nga CV ime që vendose të më intervistosh?”
Me këtë pyetje ti fiton kontroll dhe ndihmon personin përballë të kuptojë diçka më shumë prej teje.