
Një zyrtar ishte pjesë e një ngjarjeje të pazakontë dhe të rëndë në Meksikë. Kandidati për kryetar bashkie në San Cristobal de las Casas, gjatë fushatës, u rrëmbye për nëntë orë dhe banorët e zonës, të cilët tentuan ta varnin.
Ata e akuzuan se ai nuk ka mbajtur premtimet kur u zgjodh në Kongres në vitin 2018. Sipas banorëve, ai nuk ka shtruar rrugët dhe nuk ka siguruar ujë të pijshëm në zonë e shkollim të duhur për fëmijët.
Advertisement
Në videon e publikuar nga mediat e huaja, duket momenti kur qytetarët e tërheqin zyrtarin drejt litarit që kishin vendosur për ta varur. Më pas, ata bien dakord me njëri-tjetrin që të mos e bëjnë diçka të tillë.