12-15 mijë vaksinime në ditë/ Manastirliu: Miratimi i aktit normativ hap rrugën për vaksinimin masiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +
12-15 mijë vaksinime në ditë/ Manastirliu: Miratimi i aktit normativ hap rrugën për vaksinimin masiv

Akti Normativ që zgjeron mundësinë për negociata të qeverisë shqiptare me kompani të ndryshme të çertifikuara për vaksinat antiCOVID, i hap rrugën sigurimit të vaksinave, për të nisur vaksinimin masiv të populates.

 

Në fjalën e saj në Parlament, raporton Vizion Plus, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kërkuar miratimin e këtij aktin, si një mundësi për të filluar sa më parë vaksinimi masiv i qytetarëve.

 

Advertisement

“Akti normativ që ne miratojmë sot, i ka hapur rrugë negociatave me kompani prodhuese, me distrubutorë të autorizuar të vendeve të cilët kanë çertifikimet e duhura, në mënyrë që ne të kemi disponibilitet në vaksina dhe të vijojmë me planin tonë të vaksinimit dhe me intensifikimin e tij, për të arritur tek vaksinimi masiv, i cili është objektivi ynë kryesor, në mënyrë që gjatë muajve të verës të kemi një lloj lehtësie”, tha Manastirliu.

 

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se më fillimin e vaksinimit masiv, objektivi është të vaksinohen nga 10 mijë në 15 mijë qyetarë në ditë.

 

Advertisement

“Jemi duke punuar në mënyrë që edhe kapacitetet tona t’i kemi të përgatitura, që të kemi mundësi të aplikojmë nga 10 deri 15 mijë vaksinime në ditë, në mënyrë që të kemi mundësi të vaksinojmë shpejt popullatën”, tha Manastirliu.

 

Ministrja bëri të ditur se deri tani kanë mbërritur mbi 90 mijë doza të vaksinave antiCOVID në Shqiperi.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 48,215 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Advertisement

Janë kryer 27,872 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 7,932 vaksinime për të moshuarit dhe 12,411 vaksinime për arsimtarët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy