17 pjestarë në vilën e shefit të krimeve të cilës i vendos tritol, edhe dy vëllezëtit e tjerë policë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
17 pjestarë në vilën e shefit të krimeve të cilës i vendos tritol, edhe dy vëllezëtit e tjerë policë

Shkodra u trondit orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje nga një shpërthim i fuqishëm me tritol.

 

Persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi lënde plasëse në banesën e shefit të Krimeve në Komisariatin e Shkodrës, Pëllumb Shpati. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, ndërsa nga shpërthimi pati dëme të shumta materiale.

 

Advertisement

Muri rrethues, makinat, dyert e dritaret e vilës tre katëshe ku banon efektivi i policisë së bashku me dy vëllezërit e tij u dëmtuan.

 

Hetuesit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe mblodhën provat e para si dhe dëshmitë e familjes Shpati. Po ashtu u sekuestruan dhe disa kamera përgjatë lagjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Advertisement

Ngjarja sipas babait të shefit të krimeve lidhet me detyrën e të birit pasi nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

 

GJERGJ SHPATI – BABI I SHEFIT TE KRIMEVE

 

Advertisement

Kam qenë në gjumë. Dola dhe e pashë të shkatërruar. 17 vetë prej këtu deri në katë të tretë. Tre familje. I fuqishëm ka shkatërruar shikoje vetë. Dëme në dyer dritare, makina në fasada. Për shkak të detyrës ne nuk kemi ngatërresa. Ne si kemi kujt borxh as na ka. Shteti të bëj punën e vetë dhe të hetojë. Nuk kam gjë unë.

 

Kjo është e disata herë që efektivëve të policisë së Shkodrës u vendoset lëndë plasëse në banesa. Deri më tani policia nuk ka zbardhur asnjë rast dhe asnjë person nuk është vënë para përgjegjësisë ligjore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy