24 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Vepra e tij është më e gjallë se kurrë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
24 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Vepra e tij është më e gjallë se kurrë!

Kreu i PD Sali Berisha ka shkuar për të përkujtuar sot ditën e rënies së Azem Hajdarit, i cili u vra si sot 24 vite më parë.

 

Berisha shprehet se ai i përulet veprës së Azem Hajdarit, por se vepra e tij sot është më e gjallë se kurrë.

 

Advertisement

“Përulemi para veprës së Azem Hajdarit, Ai bëri shumë për lirinë e shqiptarëve. Azemi përfaqëson fillimin e ndarjes së sistemeve, sistemin diktatorial dhe sistemi e vlerave. Për këtë akt Azemi u ekzekutua më 12 shtator 1998, nga vrasës me uniform, kapitenë e kolonela të regjimit. Por ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët, mbetet i përjetshëm në veprën e tij, Sot Azem hajdari me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë! Sot ne vendosëm ato kurora aty ku ranë Azem Hajdari dhe vëllau i tij Besim Çerja, por i vendosëm këto lule në kushtet e regjimit të plotë.”

 

Sakaq Berisha ka vijuar më tej duke thënë se vendi sot ka rënë në një monizëm edhe më të keq se sa ai që mposhtëm në kohën e Enverit.

 

Advertisement

“U bëj thirrje shqiptarëve, të përmbushim misionin tonë, sicc e përmbushën Azem hajdari dhe studentët në vitet 90’. I përjetshëm qoftë kujtimi i Azem hajdarit dhe sivëllaut të tij Besim Çerja.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy