35 mijë persona ikin nga sigurimet/ Pandemia godet më shumë të vetëpunësuarit në bujqësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
35 mijë persona ikin nga sigurimet/ Pandemia godet më shumë të vetëpunësuarit në bujqësi

Pavarësisht deklaratave zyrtare se janë rikuperuar vendet e humbura të punës të shkaktuara nga pandemia, të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve tregojnë një panoramë tjetër.

 

Referuar këtij instituti, në vitin që lamë pas janë rreth 35 mijë individë që kanë dalë nga skema e sigurimeve, çka do të thotë se janë të papunë. Më të prekurit janë të vetëpunësuarit në bujqësi, por edhe në sektorin privat. Etleva Treska, kontabiliste që merret me biznesin e vogël thotë se edhe pse ky fillim viti është më pozitiv, sërish nuk jemi ende në normalitet.

 

Advertisement

Sipas saj, janë disa sektorë kryesisht ata të konsumit bazë që kanë ecuri pozitive, ndërsa të tjerët janë ende në fazë që kërkojnë rikuperim.

 

Dalja nga skema e sigurimeve lidhet direkt me pandeminë dhe efektet e izolimit të saj. Shumë biznese u mbyllën, të tjerë dolën në status pasiv, ndërsa kërkesa konsumatore mbetet ende e ulët për të rikthyer qarkullimin ekonomik në nivelet e para krizës.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy