4 miliardë lekë garanci për të nxitur kreditimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
4 miliardë lekë garanci për të nxitur kreditimin

Nga muaji Mars do të nisë të zbatohet garancia shtetërore për tre sektorë të ekonomisë me synim nxitjen e investimeve.

 

Bëhet fjalë për sektorin e bujqësisë, manifakturës si dhe të turizmit. Çdo sektor do të ketë 1 miliard lekë garanci për ato binzese që do të aplikojnë për kredi.

 

Advertisement

Por kush mund të përfitojë? Zv/ministri i Financave, Besart Kadia zbardhi disa nga kushet në emisioni E-ZONE.

 

“Ka disa kushte që duhen plotësuar. Sa pari biznesi nuk duhet të ketë detyrime tatimore, së dyti kush ka përfituar nga dy garancitë sovrane të ofruara gjatë pandemisë nuk do të ketë të drejtë përfitimi. Ndërkohë jemi në kushtet e detajimit të kritereve, për limitin e shumës që do të lejohet të aplikohet, ndërsa qëllimi është që këto para të përdoren vetëm për investime.- u shpreh Kadia

 

Advertisement

Por, biznesi ka kërkuar që kjo skemë të zbatohet me norma interesi zero ose minimale, por duket se kjo kërkesë nuk pritet të meret në konsideratë.

 

Sipas Kadisë, nuk mund që shteti të marrë të gjithë rrizkun edhe për garanci edhe për normat e interesit, ndaj mbetet për tu definuar ndarja e rriskut në këtë skemë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy