Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i PDS, Luciano Boci teksa mori fjalën e tij në seancën parlamentare ka ripërsëritur kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për lidhjet mes kryeministrit Rama dhe ish-drejtuesit të FBI, Charles McGonigal.

 

Boci tha se kryetarja e parlamentit po shkel ligjin që I jep të drejtë ¼ të deputeteve të Kuvendit që të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor.

 

Advertisement

Kemi kërkuar që nga java e kaluar seancë pyetjesh, është urgjente e përcaktuar nga nenet e rregullores, ku kryeministri duhet të ishte prezent menjëherë.Kemi dy javë që e kërkojmë.Kemi kërkuar dy komisione hetimore znj.drejtuese e seancës, dhe Komisionet Hetimore janë të firmosura. I pari për çarterat nga 35 deputetë, i dyti për çështjen Rama-McGonigal nga 44 deputetë. E ka Kushtetuta neni 77 pika 2. Është kjo Kushtetuta që të mban ty aty. Që e mban Shqipërinë këtu të korruptuar. Pse e shkel Kushtetutën dhe më tregon mua rregulloren, më përjashton?Pse e shkelni ju Kushtetutën znj. drejtuese e seancës? Pse e shkelni ju nenin 25? Që e cilëson saktë fare, kur ¼ e deputetëve kërkon ngritjen e këtij komisioni?Kush është ky që del në studio televizive dhe thotë: unë nuk ngre Komisione Hetimore. Jeni apo nuk jeni ju drejtuesie këtij vendi që de facto ne dimë se kush është, por të paktën de jure ushtron autoritetin tënd, sepse ne kemi kërkuar komision hetmor për një çështje madhore që është shqetësimi kryesor i shqiptarëve . Për atë thikën në zemër që i keni ngulur marrëdhënieve me SHBA. Se ju ishit ato dy vite pro-amerikanët.

 

Luciano Boci shtoi se përmes bashkëpunimit me një person nën hetim në SHBA si ish-drejtuesi I FBI, Rama ka cënuar sigurine e SHBA.

 

Advertisement

I harruat ato rublat që na përmendit, çdonjëri nga ju ishte i orientuar nga rublat. Jeni ju ata që keni cënuar marrëdhëniet me Amerikën, jo ne.

Çfarë ka bërë Edi Rama, asgjë më shumë asgjë më pak se Enver Hoxha në 45-sën, dhe ju ndërkohë vazhdoni të njëjtën histori.

U sulmua siguria e Shqipërisë nga disa hacker-a, dhe të gjithë këtu morëm vendimin, e miratuam, e përshëndetëm për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin si shtet terrorist. Kurse Rama personalisht ka goditur sigurinë e SHBA, duke korruptuar kryeagjentin e FBI, dhe ndaj atij personi ka nisur një hetim në SHBA. Është ngritur një komision në SHBA, dhe ju pengoni Komisionin Hetimor në Parlamentin e Shqipërisë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy