
Vidhnin banesa me djalin e mitur, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka zbardhur 14 vjedhje banesash të kryera në bashkëpunim. Policia njofton se ka vënë në pranga një person dhe proceduar penalisht 2 të tjerë.
Personi i vënë në pranga kishte përfshirë dhe djalin e tij të mitur në veprimtarinë kriminale.
“T. Ç., 52 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtytja e të miturit në krim”.
AdvertisementNë vijim të veprimeve nisi procedimi penal për djalin 14-vjeçar të shtetasit T. Ç., për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasin H. D., banues në Vlorë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale“, thuhet në njoftim.
Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin vidhnin banesat në fshatin Nartë.
Të tre kanë vjedhur orendi shtëpiake, vegla pune, panele diellore, ventilatorë e sende të tjera.