70 punonjëse, në protestë në Fier/ Kërkojnë rikthimin në punë dhe pagat e pa dhëna

Pinterest LinkedIn Tumblr +
70 punonjëse, në protestë në Fier/ Kërkojnë rikthimin në punë dhe pagat e pa dhëna

70 punonjëse të një fasonerie në Fier kanë protestuar mëngjesin e kësaj të premteje, për largimin e tyre nga puna.

 

Ato thonë se prej më shumë se dy muajsh nuk janë paguar, ndërkohë që i kanë larguar nga puna me premtimin se do të rikthehen, gjë që deri më sot nuk ka ndodhur.

 

Advertisement

Punonjëset thonë se nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje as në zyrat e punës, ndërsa i vetmi orientim i dhënë është ai për t’iu drejtuar gjykatës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy