80 milionë euro për mbrojtjen e Vjosës/ Rama: Mbështetje bashkive për trajtimin e ujërave të zeza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
80 milionë euro për mbrojtjen e Vjosës/ Rama: Mbështetje bashkive për trajtimin e ujërave të zeza

Pas shpalljes zyrtarisht te Vjoses, Park Kombetar, kryeministri Edi Rama tha se fondi i pare i cili do te levrohet eshte 80 milione euro.

 

Kjo shume do te sherbeje qe te gjitha bashkite te trajtojne ujërat e zeza per te shmangur derdhjen e tyre ne lumë.

 

Advertisement

Qeveria angazhohet gjithashtu per te ndihmuar me grante e kredi te buta bizneset qe kane prioritet natyren.

 

 

Dua të them dhe domosdoshmërinë që ka ky park kombëtar për të patur një qendër ekselence, një qendër e cila të jetë qendër e kërkimit shkencor, të jetë qendër e projekteve të zhvillimit të jetë qendër të koordinimit të të gjithë burimeve të dijes, për mënyrën se si duhet menaxhuar në shekullin XXI, në këtë kohë sfidash kaq të mëdha një Park Kombëtar i këtyre përmasaveMos harrojmë se janë 12 700 e kusur hektarë park, është një park gjigand i cili përshkon praktikisht gjithë trupin e vendit dhe jemi në një bashkëbisedim shumë inkurajues edhe me fqinjët tanë, me Greqinë, me kryeministrin, me ministrin e Mjedisit në Greqi, për të ndërtuar një sinergji përtej kufirit dhe për ta trajtuar këtë territor, këtë shtrat të Vjosës që nuk fillon në Shqipëri, por është matanë kufirit si një pasuri të përbashkët dhe për të investuar bashkërisht në radhë të parë dijen, por pastaj edhe financat. Janë 80 milionë dollarë të para që do të vendosen në dispozicion të këtij parku për të bërë të mundur që të gjitha bashkitë dhe të gjitha komunitetet e këtyre bashkive që i përshkon lumi i Vjosës, të mos derdhin më ujërat e zeza në lumë, që do të thotë një projekt masiv për kanalizimet në të gjitha këto bashki dhe për pastrimin dhe përpunimin ujërave të ndotura.Ashtu sikundër, pjesë e kësaj shume do të jetë edhe mbështetjet financiare me grante apo me kredi shumë të buta për bizneset qe do të zhvillohen në këtë territor, që natyrisht do të jenë biznese të reja dhe biznese pranë natyrës, jo biznese të rënda dhe që shkojnë në kundërshtim me logjikën e gjithë këtij  transformimi të madh.

Advertisement

 

Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë u shpall sot Park Kombëtar (Kategoria II e zonave të mbrojtura mjedisore), në bazë të së cilit, Lumit Vjosa-Aoös, nga burimi i tij deri te derdhja në det, duke përfshirë të gjitha degët, i ofrohet mbrojtje e plotë kombëtare dhe ndërkufitare, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe ruhet efektivisht si një lumë i gjallë, i egër, me rrjedhje të lirë, në dobi të njerëzve dhe natyrës në Shqipëri, Greqi dhe në botë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy