A do të ketë Shqipëria më pak turistë nga Kosova pas liberalizimit të vizave? Eksperti në “7pa5”: Jemi shumë pas rajonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A do të ketë Shqipëria më pak turistë nga Kosova pas liberalizimit të vizave? Eksperti në “7pa5”: Jemi shumë pas rajonit

Fillimi i këtij viti solli edhe liberalizimin e vizave, të shumëpritur, për Kosovën.

Kjo do t’u japë mundësinë qytetarëve kosovarë të lëvizin lirisht në shumë shtete të Europës, lëvizje që kanë filluar që këtë muaj.

Por çfarë ndikimi do të ketë kjo te turizmi shqiptarë, duke marrë parasysh se një pjesë e mirë e shqiptarëve të Kosovës zgjidhnin t’i kalonin pushimet në Shqipëri? A do të zgjedhin ata vende të tjera, tashmë që vizat janë liberalizuar.

Për të folur në lidhje me këtë temë në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka qenë i ftuar eksperti i turizmit, Zak Topuzi.

Advertisement

Ai tha se qytetarët e Kosovës do të eksplorojnë tregje të reja, duke filluar nga vendet e rajonit, nga të cilat jemi shumë hapa pas.

“Nuk është çështja tek përzgjedhja, pasi sigurisht që shqiptarët e Kosovës e kanë Shqipërinë si vendin e tyre, kanë blerë prona, kanë hapur biznese. Viti i parë do të jetë një test për vetë kosovarët. Ata do të eksplorojnë tregje të reja, atyre iu jepet rasti për ta bërë këtë gjë.

Ne nuk jemi konkurrentë të rajonit, jemi shumë hapa mbrapa, duke pasur parasysh Greqinë që do të jetë destinacioni i tyre.

Nuk bëhet fjalë për turistët e zakonshëm dhe ata me kosto të ulët. Bëhet fjalë për trusitët elitarë, që kanëe të ardhura mbi mesataren, që kanë biznbese, që pushimin kryesor do tentojnë ta bëjne në Greqi”, tha Topuzi.

Advertisement

Ai shtoi se pjesa që do t’i ikin Shqipërisë janë ata që paguajnë, teksa theksoi se janë të ardhurat ato që kanë rëndësi dhe jo numrat e turistëve.

“Do të iki pjesa që paguan dhe që kemi nevojë. Ne vazhdojmë të luftojmë për numra ndërkohë që sot numrat nuk kanë shumë rëndësi. Të ardhurat kanë rëndësi.

Ne duhet të kishim marrë masa me kohë, duhet ta kishim parashikuar këtë gjë me kohë. Korridori i Veriut duhet të ishte përfunduar me kohë. Ky 5-vjeçar duhet të kalojë duke rikonstruktuar këto rrugë”, tha Topuzi, teksa shtoi se megjithatë Shqipëria ka çmimet më konkurruese në rajon.

“Ne vazhdojmë te jemi vendi me raportin çmim ofertë më të mirë. Jemi vendi me çmimet më të ulëta në Europë. Shqipëria ka një llojshmëri kapacitetesh akomoduese.

Advertisement

Shqipëria do të jetë baza ku ata do të pushojnë, turzmi nuk është më industri, është mënyrë jetese. Një person mesatarisht lëviz 5-6 herë gjatë vitit. Sigurisht do të vijë ti konsumojë dhe në Shqiqëri. Ne na shqetëson problemi i turizmit elitar dhe ata që shpenzojnë. Numri i turistëve mund të jetë edhe 30% më i lartë, por numri i të ardhurave jo”, tha eksperti. /vizionplus.tv

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy