“A është Ahmetaj mik me përfituesit e inceneratorëve?”/ Rama: Nuk shoh me kë flenë njerëzit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“A është Ahmetaj mik me përfituesit e inceneratorëve?”/ Rama: Nuk shoh me kë flenë njerëzit

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama u pyet nga kryetarja Jorida Tabaku për lidhjet miqësore mes Arben Ahmetaj dhe personave që kanë marrë inceneratorët.

 

Kreu i qeverisë,gjatë dëshmisë deklaroi se është jashtë kompetencave të Kryeministrit të marrë informacione mbi raportet miqësore të çdokujt.

 

Advertisement

A është Arben Ahmetaj mik me tre përfituesit e inceneratorëve?

 

“Se kush fle me ke, se kush zgjohet me ke nuk janë të parashikuara në dispozitat kushtetuese të rolit të Kryeministrit. Si kryeministër kjo është jashtë kompetencave të mia që të studioj miqësitë e secilit prej jush. Si dëshmitar, mendoj që po shkelni ligjin. Si zoti Rama, mendoj që jam i painteresuar se çfarë bëjnë të tjerët, sikundër kam refuzuar të flas se çfarë bëj vetë në kohën private. Deri tani ju nuk jeni të përqendruar te çëshja, duket sikur jemi mbledhur për të bërë thashetheme. Afera është opinion.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy