Aksident në Durrës/ Përplasen dy makina, plagosen tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Durrës/ Përplasen dy makina, plagosen tre persona

Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Durrës, pranë mbikalimit të Plepave.

 

Dy makina janë përlasur me njëra-tjetrën, duke u plagosur njëri prej drejtuesve dhe pasagjerët.

 

Advertisement

Tre të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Durrës/Informacion paraprak

 

Advertisement

Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave,  automjeti me drejtues shtetasin  Q. B, është përplasur  me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

 

Si  pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet,  shtetasja F. B, dhe shtetasi  M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy