Aksident tek “5 maji”/ Përplasen dy makina, plagosen katër persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident tek “5 maji”/ Përplasen dy makina, plagosen katër persona

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e 5 majit në Tiranë.

 

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa të plagosur kanë mbetur 4 persona.

 

Advertisement

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për  zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Advertisement

Më datë 06.03.2023, te kryqëzimi i rrugës “5 Maji”, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P.

 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy