Aksident në Fier, lëndohen katër persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Fier, lëndohen katër persona

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në aksin Fier- Seman , në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke dëmtuar drejtuesit e mjeteve.

Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur edhe dy pasagjerët që ndodheshin në njërën nga makinat.

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, në fshatin Ferm Çlirim, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi M. L., 57 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasi Dh. L., 37 vjeç .

Advertisement

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve, shtetasit M. L., Dh. L., si dhe dy pasagjeret e automjetit tip “Toyota” shtetaset I. D., dhe A. D., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy