Aksident në Fushë-Krujë/ Përplaset për vdekje 55-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Fushë-Krujë/ Përplaset për vdekje 55-vjeçari

Një 55 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Krujë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë.

 

 

Në momentin e aksidentit, 55-vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë ndërsa është përplasur nga një automjet me drejtues një 19-vjeçar.

Advertisement

 

 

Krujë/Informacion paraprak

 

Advertisement

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

 

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

 

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy