Aksidentoi për vdekje me skaf 4-vjeçaren Jonada Avdia/ Ndahet dosja për ish-policin Arjan Tase, do gjykohet veçmas nga kolegët e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidentoi për vdekje me skaf 4-vjeçaren Jonada Avdia/ Ndahet dosja për ish-policin Arjan Tase, do gjykohet veçmas nga kolegët e tij

Gjykata e Vlorës do të gjykojë më vete ish policin Arjan Tase, i cili në gusht të vitit 2022 aksidentoi për vdekje 4-vjeçaren Jonada Avdia në Potam.

 

Pas shtyrjes së disa seancave, trupa gjykuese vendosi që Tase të gjykohet veçmas nga 8 punonjësit e policisë Himarë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

 

Advertisement

Në këtë seancë gjyshi i vogëlushes Ismet Avdia ka kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj.

 

Vogëlushja Jonada Avdia u vra në breg të detit nga skafi që drejtonte ish-oficeri i policisë Arjan Tase. Ndërkohë këtë të premte ishte seanca e shtatë paraprake pas shtyerjeve të ndryshme, gjykimi do të vijojë i ndarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy