Akuzat e Berishës për vendimin e gjykatës, Balla: Degradim i turpshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzat e Berishës për vendimin e gjykatës, Balla: Degradim i turpshëm

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me vulën e PD. I pyetur nga gazetarët, Balla ka deklaruar se nuk dëshiron të komentojë problem e brendshme të kundërshtarit dhe se këta të fundit duhej t’i kishin zgjidhur mes njëri-tjetrit.

 

Ai shtoi se akuzat e Berishës janë një turp i madh dhe vijnë si pasojë e degradimit të kësaj force politike, por edhe të vetë figurës së liderit historik të PD.

“Isha i sigurt që s’do i shpëtoja një pyetjeje të tillë edhe pse nuk kemi komente për çështje të brendshme. Arsyeja tjetër që nuk dua të komentoj sepse vendimet e Gjykatave nuk diskutohen por zbatohen. Ju e dini që këto lloj vendimesh mund t’i japin vetëm Gjykatat. Duhet të kishte qenë vullneti i palëve brenda partisë që çështje të tillë ta kishte të bërë më parë. Kur këta akuzojnë se vendimi për të shpallur Non Grata Sali Berishën është marrë nga Rama ky është një turp i madh. Degradim i përditshëm i një force politike, të një politikani të vdekur. E vërteta është që këtu bëhet fjalë për një problem në familje.”- tha Balla.

Advertisement

 

Kreu i grupit parlamenta të Partisë Socialiste, i bëri këto deklarata nga një takim në qyettin e Fierit. Ai zhvilloi një takim me Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste.  Bëhet me dije se janë përzgjedhur kandidatët për Këshillin e ardhshëm Bashkiak, emrat e të cilëve pritet të publikohen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy