Bllokuan foltoren, Balla thumbon opozitën: Problemet i zgjidhni me 3 mars, mos i sillni në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bllokuan foltoren, Balla thumbon opozitën: Problemet i zgjidhni me 3 mars, mos i sillni në Kuvend

Seanca parlamentare e kësaj të enjte ka nisur me tensione të shtuara mes opozitës dhe deputetëve të Partisë Socialiste. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në foltoren e rrethuar nga kundërshtarët politikë u shpreh se i vinte turp të ishte mes tyre.

 

Kërkesës së opozitës për mocion debate me kryeministrin Rama, ai iu përgjigj duke e cilësuar si të papranueshme.

 

Advertisement

“E kam për turp të jem këtu. Foltorja është e të gjithëve, nuk është vetëm e juaja. Kuvendi I Shqipërisë, në lidhje me mocionin me debat ka marrë vendim dhe vendimi është në konsultim edhe me zyrën e kryeministrit, i cili ka garantuar se do jetë prezent në datën 2 mars. Më duket e papranueshme që ju kërkoni që debati të bëhet sot, kur dihet se sot kryeministri është në Japoni.”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste protestat e opozitës i konsideroi si tentativë për të zgjidhur problemet e brendshme të partisë.

 

“Pas datës 3 nuk do jeni kështu, se gjykata do marrë vendim. Problemet e brendshme të partisë mos i sillni në seancën plenare”, tha Balla.

Advertisement

 

Në një kohë që në sallën e kuvendit ka debat mes deputeteve të opozitës dhe mazhorancës në lidhje me rendin e dites, jashtë parlamentit deputetet e përjashtuar të opozitës po mbajnë fjalim para mbështetesve të tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy