
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar sërish ditën e sotme kryeministrin Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit, duke e quajtuar një megaaferë korruptive, ndërsa e çoi edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Kryeministri Rama u është përgjigjur akuzave të Berishës, duke thënë se ky është një sulm haxhiqamilist i Aleancës së Rublave.
Ai shkruan në një reagim në tëitter se sulmi kundër projektit të Portit Turistik është poshtërsi në dëm të interesit të vendit
“Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë!
AdvertisementSynimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed.
Akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman”, shkruan Rama.