Zgjedhjet vendore/ Rama mbledh Kryesinë, akuza opozitës: Është e zhytur në buxhetin e rublave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet vendore/ Rama mbledh Kryesinë, akuza opozitës: Është e zhytur në buxhetin e rublave

Partia Socialiste ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet vendore.

 

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes në një deklaratë për mediat, ka thënë se do të ishte mirë të kishim një opozitë që të rrinte mirë në këtë kontekst,  por kemi një opozitë që sipas tij premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër është e zhytur në buxhetin e rublave.

 

Advertisement

Në këtë epokë kërcënimi të madh, kur Shqipëria nuk bën përjashtim nga kërcënimi, kur na duhet të përballemi me pasojat që është e re dhe vjen te ne siç erdhi tërmeti, pandemia, duhet të jemi të qartë, të vendosur, të bashkuar, të lidhur me partnerë të fuqishëm.

 

Do ishte mirë të kishim një opozitë që të rrinte mirë në këtë kontekst,  por kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër është e zhytur në buxhetin e rublave. Është fatkeqësi, edhe veprimtaria, edhe mënyra se si vepron në mënyrë të përditshme mbajnë erë. Ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur.”, ka thënë Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy