Akuzohet për ngacmim seksual ndaj 13-vjeçares/ 40 ditë burg për mësuesin e dhunuar në Tepelenë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzohet për ngacmim seksual ndaj 13-vjeçares/ 40 ditë burg për mësuesin e dhunuar në Tepelenë

Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka vendosur masën e arrestit 40 ditor në ngarkim të Kleanthi Laçit i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

 

Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës.

 

Advertisement

Vetë Kleanthi Laçi ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht nxënësen e tij.

 

Pas paraqitjes së provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhënë vendimin me 40 ditë paraburgim ndaj Kleanthi Laçit, i cili këtë dënim do ta vuajë fill pasi te dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës së ushtruar ndaj tij të dielën e kaluar prej vëllait të njërës prej minoreneve të pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy