Albin Kurti: Kosova s’ka pasur rritje ekonomike më të lartë si në vitin 2021 kur unë u bëra kryeministër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Albin Kurti: Kosova s’ka pasur rritje ekonomike më të lartë si në vitin 2021 kur unë u bëra kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2022, ka thënë se ekonomia e Kosovës asnjëherë nuk ka parë një rritje ekonomike më të lartë se sa në vitin 2021.

“Do ta mbyllim këtë vit me një rritje ekonomike me 10 për qind dhe rritje të të hyrave me 33 për qind. Të dyja këto si rezultat i një qeverisje të mirë”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeqeveritarit, Lëvizja Vetëvendosje Kosovën e ka gjetur me borxhe e projekte të dëmshme për vendin.

“Kemi gjetur ndarje buxhetore në projekte të pa monitoruara në një kohë pandemie e në anën tjetër shkurtime buxhetore për institucionet si Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Kurti

Advertisement

Sipas tij, projektbuxheti për vitin e ardhshëm ndihmon ata që janë prekur më së shumti nga pandemia, një buxhet i cili sigurinë, shëndetësie e arsimin e ka prioritete.

“Për herë të parë po e votojmë një buxhet që është tërësisht i yni, që ka ndarje buxhetore për projekte të matura e me qëllime zhvillimore, që ngërthen në vete një plan të ringjalljes ekonomike”.

Ndryshe Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2022, ka bërë të ditur se Buxheti për vitin e ardhshëm pritet të jetë 2.7 miliardë euro.

Sipas Ministrit Murati, bruto-produkti vendor ka shënuar një rritje rreth 10 për qind.

Advertisement

“Sa i përket projektligjit të buxhetit, si shifër e përgjithshme e shpenzimeve buxhetore parashihet të kemi 2 miliardë e 748 milionë euro apo 8.7 për qind më lartë se sa buxheti i rishikuar i këtij viti, kurse te të hyrat kemi paraparë dy miliardë e 364 milionë euro apo rreth 15 për qind më lartë se sa buxheti i këtij viti”, ka thënë Murati.

Ndërsa në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Mërgim Lushtaku, pas prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2022 ka deklaruar se partia e tij nuk e përkrahë miratimin e buxhetit.

Arsyes e mos përkrahjes sipsa Lushtakut është se projektbuxheti për vitin 2022, nuk jep një mesazh që do të përmirësojë mirëqenien qytetare.

“Nuk ka shifra që vërtetojnë se do të përmirësohet gjendja në arsim, shëndetësi nuk ka shpresë për të punësuarit se do të ketë rritje të pagave, dhe nuk ka asnjë ndryshim që u jep shpresë zhvillimit të bizneseve të dëmtuara nga pandemia”, ka thënë Lushtaku.

Advertisement

Sipas tij buxheti për vitin 2022 nuk është buxhet i zhvillimit por një buxhet i mashtrimit.

“Si i tillë taksapaguesve ua rrit barrën tatimore por nuk ua kthen atë me rritjen e mirëqenies së tyre, rrit borxhin publik dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare në vend”, ka shtuar ai.

“Qeveria Kurti me vite të tëra ka mashtruar qytetarët se sapo të vijnë në pushtet, do të rrisin pagat, do të përmirësohet cilësia në arsim, në shëndetësi, do të rritet punësimi, rritet prodhimi vendor, rritet eksporti e zvogëlohet importi”, ka përfunduar ai.

Në anën tjetër deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Avdullah Hoti, duke komentuar projektbuxhetin për vitin 2022 ka theksuar se sektori privat nuk ka çfarë të pret nga ky buxhet dhe se buxheti nuk siguron zhvillim .

Advertisement

“Fokusi është krejt te shpenzimet. Thesari i shtetit së pari duhet të mbushet pastaj të shpenzohet.Nuk projektohet asnjë politikë fiskale që e ka një orientim të fuqishëm zhvillimor të sektorit privat që na mundëson mbushjen e buxhetit”, ka thënë Hoti.

Sipas tij në projektbuxhetin e vitit 2022 ai nuk ka parë asnjë investim madhor infrastrukturor që krijon efekte multi-implikuese në ekonomi në tri vitet e ardhshme.

“Sipas fushave specifike, në shëndetësi numri i mjekëve mbetet i njëjtë, i pandryshuar. Pagat e mjekëve mbesin të njëjta. Nuk ka indikacion që do të fillojë zbatimi i sigurimeve shëndetësore. Te mirëqenia sociale nuk është rritur paga minimale në 250 euro dhe nuk do të ndodhë as në vitin 2022 kjo gjë”, ka thënë Hoti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy