“Alibasha tallet me veten”/ Berisha ironizon tërheqjen e Alibeajt nga gjyqi për “statutet e PD”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Alibasha tallet me veten”/ Berisha ironizon tërheqjen e Alibeajt nga gjyqi për “statutet e PD”

Tërheqja e Alibeajt dhe grupit të tij nga cështja gjyqësore që lidhet me refuzimin e gjykates për të bashkuar ndryshimet në statutet e PD nga Kuvendet e 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të vitit 2021, ka sjell edhe reagimin e parë të berishës.

 

Ai tha përmes një dalje për mediat se ky veprim i Alibeajt, të cilin me ironi e quajti Alibasha, është tallje për vetë kundërshtarin e tij, dhe nënkuptim se alibeaj pranon Kuvendin e organizuar nga Komisioni i Rithemelimit në 11 dhjetor 2021.

 

Advertisement

 

Alibasha tallet me veten e tij. Kur dëgjova që Alibasha deklaroi se u zvarrit, në një kohë kur ishte avokati i tyre që katër seanca, ose gjykata përdorte si pretekst se nuk e di si kombinohen me Ramën, kësaj i thonë të tallesh me veten.Kurse vendimi i Gjykatës së Tiranës është një vendim i prerë, i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive.Rama ka marrë peng gjykatën dhe nuk lejon regjistrimin. Alibasha, në asnjë vend të botës, përveç në drejtësinë e Edi Ramës, nuk mund të bëhet palë në një proces që nuk ka qenë palë.Kjo ndodh për herë të parë në historinë e botës. Është absolutisht i pavlerë. Alibasha ka të drejtë, ai dhe çdo qytetar, të shkojë në gjykatën e faktit, dhe për çdo objeksion apo provë, të hapë një proces të ri, por jo të bëhet palë. Kjo ndodh në drejtësinë qesharake të Ramës, që vepron si në diktaturë, që pengon regjistrimin që është automatik dhe i padiskutueshëm të vendimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit.Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit. Por ai zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ata janë të pavlerë, që keqpërdoren nga një njeri që nuk ka asnjë parim, nuk respekton asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy