Apeli: Rigjykim për “Habilajt”/ Gjykata kthen në Shkallën e Parë grupin që trafikoi tonelata me kanabis në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apeli: Rigjykim për “Habilajt”/ Gjykata kthen në Shkallën e Parë grupin që trafikoi tonelata me kanabis në Itali

Apeli i Posaçëm ktheu për rigjykim në shkallën e parë 4 anëtarët e grupit të Moisi Habilajt me një tjetër trupë gjykuese.

 

Krahas kushëririt të ish ministrit të brendshëm, Sajmir Tahiri vendimi i marrë këtë të premte përfshin edhe Meridian Sulajn, Fatmir Minajn dhe Nazar Seitin. Ata u dënuan me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal me 55 vjet e 8 muaj burgim në total.

 

Advertisement

15 vjet heqje lirie ka qenë dënimi i dhënë nga Gjykata e Posaçme për drejtuesin e kësaj bande kriminale, Moisi Habilaj, ndërsa për Nazar Seitin i njohur si financieri i këtij grupi, Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn u dhane nga 13 vjet e 6 muaj.

 

Ata janë dënuar po për trafikim ndërkombëtar narkotikësh edhe nga Gjykata e Katanias në Itali, ku i afërmi i ish ministrit, Moisi Habilaj është dënuar me 15 vjet e 5 muaj burgim.

 

Advertisement

Kanë qenë pikërisht tabulatet e përgjimeve të prokurorisë së Katanias ato që bënë bujë në shqiperi, në vitin 2017, nga ku u ekspozuan edhe lidhjet e ish ministrit Tahiri me grupin Habilaj.

 

Për të njëjtën çështje hetimet kanë qenë paralele si nga prokuroria italiane ashtu edhe ajo shqiptare. Të pandehurit u akuzuan se në një hark kohor disavjeçar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë trafikuar 4 ton kanabis drejt Italisë.

 

Advertisement

Ndërkohë, Gjykata E Posacme ka vënë në sekuestro pasuritë e Moisi dhe Florian Habilai dhe te afermve te tyre me vlere rreth 83 milion euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy