
Policia e Durrësit ka vënë në pranga kapitenin e anijes, ku pak ditë më parë u zbulua një sasi e madhe nafte kontrabandë.
Në pranga ka përfunduar shtetasi rus Alexey Amazov.
Advertisement
Arrestimi i tij u bë pas bllokimit të anijes me flamur liberian, ku u gjetën 22 500 ton naftë e papërpunuar ruse.
Uniformat blu kane bërë edhe sekuestrimin e mjetit lundrues, që ishte nisur nga azerbajxhani dhe pretendohet se është ngarkuar me naftë në portin kallamata të greqisë, nga një anije tjetër. Sasia e karburantit do të hynte kontrabandë në vendin tonë për t’u tregtuar.
Advertisement