Tentoi të fuste verë kontrabandë në Shqipëri/ Arrestohet shoferi i autobusit në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të fuste verë kontrabandë në Shqipëri/ Arrestohet shoferi i autobusit në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar 50-vjeçarin me iniciale A.P.

 

Ky i fundit, ka qenë drejtues i një autobusi, në të cilin janë gjetur disa kuti me shishe vere.

 

Advertisement

Policia njofton se shishet e verës nuk ishin të shoqëruar me faturë tatimore dhe se po tentoheshin të futeshin kontrabandë në vendin tonë.

 

50-vjeçari po procedohet penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

 

Advertisement

Port Vlorë/Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

 

Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

 

Advertisement

Sekuestrohet një sasi vere, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit që tentoi ta kontrabandonte në vendin tonë.

 

Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues shtetasin A. P.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

 

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale  “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy