Balla mbledh shtabin elektoral ne Fier: Opozita ka degraduar për shkak të pengmarrjes nga non-grata

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla mbledh shtabin elektoral ne Fier: Opozita ka degraduar për shkak të pengmarrjes nga non-grata

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Fier Taulant Balla gjatë mbledhjes së Shtabit Elektoral të Partisë Socialiste në Fier është shprehur sot se opozita e sotme ka degraduar për shkak të pengmarrjes nga non-grata, i cili fatin e vet ka lidhur me fatin e opozitës.

 

Balla ka theksuar se opozita po mundohet që të fshihet pas gishtit për arsyet e vërteta të vetë-shpartallimit dhe ta kërkojë fajtorin tek ne, duke fabrikuar historia nga më të çuditshmet, si historia e poliagjentit.

 

Advertisement

“Kundërshtari ynë është në një degradim të vazhdueshëm, për shkak të pengmarrjes nga non-grata, i cili fatin e vet ka lidhur me fatin e opozitës. Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka degraduar kaq keq diskursin politik në të gjitha kanalet e komunikimit publik, duke u munduar që të fshihet pas gishtit për arsyet e vërteta të vetë-shpartallimit dhe ta kërkojë fajtorin tek ne, duke fabrikuar non stop edhe pisllëqe nga më ekstremet si kjo historia e poliagjentit.Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me Shqipërinë, palo opozita jonë ka gati skenarin me akuza, madje bën dhe gjyqin publik. Akuzohen vetë në Shqipëri për vrasje shtetërore në Gërdec dhe më 21 Janar dhe thërrasin protestë presioni ndaj drejtësisë”, shprehet Balla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy