
Humbja surprise e PD në Shkodër, ka sjell zhgënjim të madh tek demokratet, por edhe tek vetë kandidati i djathtë Bardh Spahia.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai akuzoi PS dhe përfaqësuesit e saj se kanë ndikuar në zgjedhje përmes parave të pista dhe botës së krimit.
Advertisement
Spahiu shtoi se ky lloj pushteti nuk jeton gjatë.
Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta.Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë.
Advertisement