Basha komenton sërish dënimin e Tahirit: Është vetëm fillimi! U vërtetua drejtësia e kauzës sonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha komenton sërish dënimin e Tahirit: Është vetëm fillimi! U vërtetua drejtësia e kauzës sonë

Në një takim me përfaqësues të PD-së në degën 6 në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha komentoi edhe njëherë denimin e ish-ministrit socialist, Saimir Tahiri.

 

Sipas tij, arrestimi i Tahirit vërteton drejtësinë e betejës dhe kauzave të PD-së.

 

Advertisement

“E pra, sot jemi bashkë këtu, ndërkohë që Saimir Tahiri është dënuar dhe ndodhet në qeli. Që vërteton drejtësinë e betejës tonë, drejtësinë e kauzave tona. Të njëjtën gjë kemi bërë me inceneratorët, djegësit , që ta përkthejmë shqip, djegësit. Dy ekzistues, Elbasani dhe Fieri, ekzistues në kuptimin që kanë karabinanë, dhe një që as nuk duket fare këtu në Tiranë, që në fakt çfarë djegin? Djegin paratë e shqiptarëve! 430 milionë euro aferë, kemi 5 vite e kusur që e denoncojmë, ditë për ditë, nganjëherë javë me rresht, në konferenca live për shtyp, sepse e dinim që kur vinte ora e lajmeve, do i fusnin gërshërët dhe do ta censuronin. Kush prej jush këtu beson se Saimir Tahiri mund ta kanabizonte Shqipërinë, pa bekimin, pa dijeninë, pa ndihmën dhe pa përfitimin e Edi Ramës? A ka shqiptar që e beson?”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy