Basha: Pas dy vitesh jemi në pushtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Pas dy vitesh jemi në pushtet

Partinë Demokratike e shoh në pushtet pas dy vitesh. Kështu ka deklaruar kreu i kësaj force politike Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instastory.

Basha u pyet nga një ndjekësi: “Si e shihni situatën në PD pas 2 vitesh”. Basha deklaroi në përgjigje të tij, se me vizion të ri dhe energji të reja, duke lënë pas gabimet e të shkuarës, do sjellë forcën politike që ai drejton në pushtet, për një vend të standardeve europiane për të gjithë.

PD-në e shoh në pushtet në drejtim të fateve të vendit, në qeverisje duke bërë realitet angazhimet që po marrim sot para shqiptarëve për ndryshim, me një kulturë të re politike, me vizion, me energji të reja, duke lënë pas gabimet e të shkuarës dhe duke parë me besim drejt të ardhmes që është Shqipëria e standardeve europiane për të gjithë”, tha Basha./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy