Basha “shkarkon” Bardhin/ Të shtunën zgjedh Sekretarin e ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha “shkarkon” Bardhin/ Të shtunën zgjedh Sekretarin e ri

Lulzim Basha ka njoftuar se ditën e shtunë do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike.

 

Në këtë mbledhje pritet që të zgjidhet emri i ri i sekretarit të përgjithshëm, ku rrjedhimisht Basha do të shkarkojë nga ky post Gazment Bardhin.

 

Advertisement

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar.

 

Duke iu uruar për zgjedhjen Tuaj si anëtar të Këshillit Kombëtar në Kuvedin e PD më 2 shtator 2023, iu njoftojmë se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00 për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike.

Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana, salla Balsha, kati i dytë”, thuhet në njoftim.

Advertisement

 

Gazment Bardhi, i cili ka qenë një nga emrat që e ka mbështetur gjatë Lulzim Bashën, kohët e fundit është pozicionuar kundër kreut të PD.

 

Bardhi ka shprehur dakordësinë për bashkimin e demokratëve, pork a dalë kundër rikthimit të Bashës në krye të PD, ndërsa edhe në Kuvendin e thirrur nga ky i fundit nuk ishte i pranishëm . Ndërsa sot, me ftesë të Bardhit 43 depuetë të opozitës u bënë për herë të parë bashkë ku edhe morën disa vendime të rëndësishme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy