Spostoi Bardhin nga Kryetar Grupi; flet Basha: Detyrën do ta delegoj sërish

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spostoi Bardhin nga Kryetar Grupi; flet Basha: Detyrën do ta delegoj sërish

Lulzim Basha pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend, deklaroi se nuk do te mbaje detyren e kreut te grupit parlamentar te PD, funksion te cilin e mori automatiksisht me ndryshimet qe Kuvendi Kombetar i PD beri ne statutin e partise.

 

Kryetari i PD tha se detyrën do ta delegojë te një nga nënkryetarët e partisë.

 

Advertisement

“Prej ditës së djeshme me hyrje në fuqi të statuti të PD, janë marrë vendimet përkatëse. Dua të deklaroj hapur se si kryetar i PD i ngarkuar nga statuti edhe me detyrën e kryetarit të grupit, i autorizuar për t’u deleguar. Do ta delegoj te një nga nënkryetarët e PD, siç ka qenë më parë. Thirrja ime për çdo deputet pas një orë të vështirë, është që tani është momenti të shohim, përtej interesave personale”, tha Basha.

 

Ai shtoi se asnjë debat artificial apo i natyrshëm mes demoktrateve nuk ndihmon on opozitarizmin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy