Basha takim me qytetarët e Durrësit: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e PD, bashkë do të gjejmë udhën e humbur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha takim me qytetarët e Durrësit: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e PD, bashkë do të gjejmë udhën e humbur

Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij me demokratët, ndërsa këtë të hënë është ndalur në Durrës.

 

Pas rikthimit të tij, Basha tha se nuk do të lejojë shkatërrimin e Partisë Demokratike edhe pse po thurren plane për këtë.

 

Advertisement

“Shërimi është ju jo të flisni, por me zë të lartë, aq sa të jetë e pamundur për këdo që të mos iu dëgjojë, Unë kam disa propozime që janë pjesë e një platforme jo thjesht time, por të PD-së, opozitës. Platforme që duan apo s’duan disa do të shkojë para. PD do kthehet prapë në shpresën për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ta harrojnë ata që thurin planë se do ta zhdukin PD, e kundërta do ndodhë. Ne nuk jemi dhe s’kemi lindur për veten tonë, por për njerëzit. Ndonëse e kemi humbur udhën po e gjejmë bashkë me ju, veçanërisht falë rinisë”, tha Basha.

 

Ish kryedemokrati iu rikthye takimeve me qytetarë pas humbjes historike të PD në zgjedhjet vendore, ku në disa zona doli dhe forcë e katërt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy